Sheiku Gjin Gjoni miliona euro pasuri, deklaron 2 vila me vlerë 1.3 mln euro! 770 mijë euro hua të dyshimta bashkë me bashkëshorten

Sheiku Gjin Gjoni, i cili u katapultua si deputetet nga Sali Berisha në listën e Partisë Demokratike, rezulton një prej deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. I njohur ndryshe edhe si sheiku i drejtësisë, Gjin Gjoni u largua nga drejtësia në vitin 2020 duke dhënë dorëheqje dhe duke mos u përballur me procesin e vettingut.

Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPI, para fillimit të detyrës si deputet, Gjin Gjoni deklaron dy vila me vlerë rreth 1.3 milionë euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e pasurisë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojnë të ardhura nga pagat, bizneset dhe qiratë.

Ajo çfarë është e dyshimte në deklaratën e pasurive të çiftit Gjoni është se të dy kanë dhënë mijëra euro hua të dyshimta. Vetë Gjoni deklaron 12 raste të dhënies së huave që kapin vlerën e 170 mijë eurove, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron 44 raste të dhënies së huave që kapin një vlerë 600 mijë euro. Bashkëshortja e Gjonit rezulton të ketë 100% në pronësi 6 kompani, ndërsa tek Agro Gjoni ka vetëm 14.29 %.

Pasuria e Gjin Gjonit si deputet

Truall + ndërtesë, 2516 m2, 914 mijë euro

Truall + ndërtesë, 970 m2, 420 mijë euro

Huadhënie, 40 mijë euro, 15 mijë euro

Huadhënie, 4 mijë euro, 6 mijë euro

Huadhënie, 10 mijë euro, 7 mijë euro

Huadhënie, 30 mijë euro, 7 mijë euro

Huadhënie 9800 euro, 11 mijë euro

Huadhënie, 20 mijë euro, 11 mijë euro

Kredi, 400 mijë euro

Aksione në G&G LAË FIRM

Gjendje Cash 7,000 euro

Llogari Bankare 233,370 ALL, 259.91 AL, 283.22 EU

Bashkëshortja e tij ka aksione në kompanitë; Agro Gjoni, Luxury Diverse, Albcos Albanian Cosmetics, Best Buy Drug Store, Bio Gourmet dhe Prestige Group.

/shqiptarja.com

Komento lajmin