Rama krijon grupin e punës për bashkërendimin qeveri–pushtet vendor, ja kush do të jetë pjesë

Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha për krijimin e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe pushtetit vendor, me qëllim adresimin e problematikave të ndryshme dhe vendosjen e tyre “në vijë”, si në aspektin rregullativ, ashtu edhe në trajtimin e çështjeve të natyrave të ndryshme që konsiderohen të arsyeshme për t’u diskutuar.

Kreu i qeverisë propozoi që grupi i punës të drejtohet nga Ministri i Pushtetit Vendor, ndërsa pjesë e tij të jenë edhe Ministri i Ekonomisë, Ministri i Kulturës dhe Ministri i Mjedisit.

Nga ana e pushtetit vendor, në këtë grup do të përfshihen kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec.

Komento lajmin