Luan Basha i Atom skemë korrupsioni me anëtarin e KVO të AKSHI-t Ardi Sulo: Tendera, mashtrime dhe rrezik real për sigurinë publike

Luan Basha, 54 vjeç, është bashkëpronar dhe administrator i kompanisë Atom shpk, me objekt veprimtarie ndërtim rrjetesh telekomunikacioni, ofrimi i shërbimeve të telekomunikacionit, shitje elektroshtëpiake etj. Bashkëpronari tjetër është Armand Agolli. Dyshja Basha-Agolli, përmes kompanisë Atom dhe me anë të një skeme mashtrimi me plotësimin e kritereve dhe zbatimin e kontratave kanë krijiar një monopol tenderash me hije korrupsioni në fushën e IT duket e shtrirë nga OSHEE, AKSHI deri tek vetë SPAK, institucioni që i është besuar lufta kundër korrupsionit dhe krimit.

Nga vitit 2020, që kur Luan Basha dhe Armand Agolli morën në zotërim 100 % të aksioneve, kompania Atom ka marrë mbi 13 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes tenderave me natyrë klienteliste, dokumente false dhe mashtrimit me zbatimin e kontratave të lidhura me autoritetet kontraktore si AKSHI, OSHEE, OST, SPAK, Porti i Durrësit, UKT, Hekurudha etj.

(Luan Basha dhe Armand Agolli)

Sipas denoncimeve dhe informacionit të grumbulluar, rasti i kompanisë ATOM nuk përfaqëson thjesht një shkelje procedurale në tendera publikë, por një skemë të dyshuar abuzimi sistematik, që ka prekur institucione kyçe të shtetit dhe ka vënë në rrezik sigurinë e të dhënave dhe besimin publik.

ATOM dyshohet se ka përfituar miliona euro fonde publike duke shitur pajisje informatike të rifabrikuara (pra të përdorura) si të reja, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtet kontraktuale. Këto pajisje nuk janë thjesht mallra tregtare, por infrastrukturë kritike mbi të cilën mbështeten regjistra shtetërorë, sisteme sigurie dhe të dhëna sensitive të qytetarëve.

(Luan Basha)

Rasti më domethënës është “Përmirësimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave” për DPGJC, me vlerë 164 milion lekë, ku 40 milionë lekë janë paguar vetëm për hardware, i cili dyshohet se nuk ishte i ri. Po ashtu, tre procedura të fituara në SPAK, me vlerë rreth 1.2 milionë euro, lidhen me sisteme jetike sigurie si anti-ransomware, EDR, firewall dhe monitorim rrjeti. Nëse këto sisteme janë ndërtuar mbi pajisje të përdorura, atëherë rreziku nuk është teorik, por real.

Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se ATOM nuk plotëson kriteret e detyrueshme të sigurisë, konkretisht mungon certifikimi CSP, i cili është kusht bazë për akses në data center-a me nivel të lartë sigurie, si ata të SPAK dhe AKSHI. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti thelbësor, kompania është kualifikuar dhe shpallur fituese.

Në këtë proces, Ardi Sulo, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), dyshohet se ka marrë pjesë në kualifikimin e jashtëligjshëm të ATOM, duke firmosur ose mbështetur vendime që kanë lejuar përjashtimin e ligjit dhe favorizimin e një operatori që nuk i përmbush kriteret. Kjo e zhvendos çështjen nga një problem teknik, në përgjegjësi personale dhe institucionale.

(Ardi Sulo)

(Ardi Sulo është nën hetim nga SPAK për manipulim të procesurave tenderuese, korrupsion, shpërdorim detyre pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera në kuadër të goditjes së grupit kriminal të AKSHI-t. I dyshuar si pjesë e grupit kriminal që u godit disa javë më parë, vendimarrjet e Sulos si anëtar i KVO-së po hetohen nga agjentët e BKH-së).

Sipas burimeve, Sulo dhe një tjetër anëtar i KVO-së, për të cilin do flasim në vijim, kanë komunikime dhe takime kompromentuese me Luan Bashën dhe zhvatësit e tjerë të parave publike, me qëllim manipulimin e procedurave tenderuese të AKSHI-t. Përpos drejtoreshës Mirinda Kaçanaj e arrestuar nga SPAK, pjesë skemës korruptive dyshohet se është edhe mëkëmbësja e saj, Romina Kostani, e cila duket se shumë shpejt do të përfundojë në burgun e Pogradecit.

(Romina Kostani)

Duke u ndalur tek skadali në fjalë me kompaninë Atom të Luan Bashës, skema thellohet më tej nga dyshimet për falsifikim diplomash dhe certifikimesh, pasi stafi i paraqitur si teknik rezulton i diplomuar nga Universiteti Kristal, institucion që ka humbur licencën që në vitin 2014. Ndërkohë, certifikimet profesionale, të cilat duhet të garantojnë kompetencë reale, figurojnë pothuajse të gjitha në emër të një personi të vetëm, Luan Basha, dhe bashkëshortes së tij, duke ngritur dyshime serioze për paraqitje të rreme të kapaciteteve njerëzore.

(Ardi Sulo)

Në këtë kontekst, rrjedhja e të dhënave nga SPAK merr një peshë edhe më të rëndë. Nëse sistemet janë ndërtuar, mirëmbajtur dhe administruar nga një operator që dyshohet për mashtrim dhe mungesë kriteresh sigurie, atëherë heshtja institucionale është po aq shqetësuese sa vetë shkeljet.

Ky rast nuk është vetëm për shifra, tendera apo dokumente. Është për sigurinë e shtetit, mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe degradimin e standardeve publike, duke e bërë të domosdoshëm dhe urgjent një hetim të thelluar penal dhe administrativ, me përgjegjësi konkrete dhe individuale. Vijon…

Shënim;

SPAK të monitorojë tenderin me objekt ‘Mirëmbajtje e Regjistrave Profesional Mjekësor (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti)’, i cili është paracaktuar për Luan Bashën, i cili ka korruptuar dy anëtarë të KVO të AKSHI-t njëri nga të cilët është Ardi Sulo. Sipas një sinjalizimi të brendshëm, Luan Basha ka paraqitur dokumente false. Ftojmë BKH-në të monitorojë lëvizjet e Luan Bashës dhe Ardi Sulos, të cilët kanë mbushur banesat me paratë e korrupsionit të tenderave të AKSHI-t.

@PRAPASKEA

Komento lajmin