Kushtetuesja tërhiqet: “Na duhet më shumë kohë!” – Nesër Mandatet vendos për imunitetin e Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për çështjen e Belinda Ballukut, por sërish nuk doli me vendim. Pas disa orësh shqyrtim, burime nga seanca i thanë Report TV se gjyqtarëve “u duhet më shumë kohë” për të vendosur mbi ankimimin e bërë nga qeveria, duke shtyrë edhe më tej një histori që po trondit politikën.

Ndërkohë, nesër (28 janar), mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut, i cili më 16 dhjetor i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e Ballukut. Për të ecur përpara, prokuroria kërkon heqjen e imunitetit parlamentar të deputetes, duke i hapur rrugë masave të tjera ligjore.

Rasti i Ballukut – tashmë një ndër çështjet më të nxehta politike e mediatike – ka futur në qorrsokak çdo institucion. SPAK që kërkon arrestimin, Kuvendi që pret procedurat, dhe Kushtetuesja që kthen përgjigje të tipit “na duhet më shumë kohë”, duke e bërë situatën edhe më të paqartë.

Vendimi mbetet i hapur. Sytë tani janë te Këshilli i Mandateve.

Komento lajmin