Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë i shoqëruar nga një delegacion dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.
Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin e planifikuar në ishullin e Sazanit. Diskutimet do të fokusohen në konceptimin urban dhe potencialin turistik të ishullit, i cili prej kohësh shihet si një hapësirë me rëndësi strategjike.
Burime bëjnë me dije se gjatë vizitës nuk është parashikuar ndonjë takim me përfaqësues të pushtetit lokal, ndërsa protokolli i sigurisë mbetet strikt përgjatë gjithë qëndrimit të çiftit Trump në Vlorë.