“Tri fazat e planit të SHBA-së për Venezuelën”/ Marco Rubio i përgjigjet kritikëve: Uashingtoni nuk po “eksperimenton”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka hedhur poshtë kritikat se Uashingtoni po “eksperimenton” në Venezuelë.

Ai ka shpjeguar strategjinë e SHBA-së për vendin pas operacionit kundër Nicolas Maduro, sipas prestigjiozes, “Reuters”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një plan prej tre hapash për Venezuelën që do të fillojë me stabilizimin e vendit pasi forcat amerikane arrestuan udhëheqësin, Nicolas Maduro, duke siguruar që kompanitë amerikane të naftës të kenë akses në vend gjatë një faze rimëkëmbjeje dhe më në fund duke mbikëqyrur një tranzicion, tha Rubio.

Gjithashtu ai nënvizoi se plani i SHBA-së për Venezuelën fokusohet te stabiliteti, rimëkëmbja dhe më pas tranzicioni.

Komento lajmin