Evidencat konfirmojnë se Spitali Kontinental vijon të funksionojë dhe veprojë si një lavatriçe pastrimi parash, mashtrimi dhe evazioni fiskal, ashtu si Instituti Kanadez i Teknlogjisë dhe Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë. Nëse sheiku Elvis Naçi e përdori për të pastruar paratë donacioneve për bamirësi dhe paratë e mbledhura për të prekurit nga tërmeti i 2019, pas blerjes nga Baba Mondi, spitali po përdoret për evazion fiskal dhe një skemë të mirfillt korruptive, duke ndarë paratë e shërbimeve mes drejtuesve të spitalit dhe mjekëve.


Ndërhyrjet kirurgjikale dhe shërbimet e tjera në Spitalin Kontinental ofrohen pa faturë, me fatura false ose fiktive, me qëllim për të shmangur taksat dhe ndarë paratë që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit. Një kontroll rutinë i Tatimeve dhe një hetim i thjeshtë i Prokurorisë ose SPAK-ut, duke ballafaqur numrin e ndërhyrjeve me faturimet, do të dokumentonte skemën e mashtrimit me taksat nga grupi me natyrë kriminale që vepron brenda dhe jashtë mureve të Spitalit Kontinental.
Paratë për orparacione që shkojnë nga 2 deri në 8 mijë euro merren kesh, ku ose deklarohen në vlera më ulëta ose nuk deklarohen fare. Paratë ndahen mes doktorëve që ofrojnë shërbimin dhe drejtuesve të Spitalit Kontinental. Më pas, paratë produkt i kësaj skeme të paligjshme, i pastrojnë duke i investuar në pasuri të paluajtshme si dhe i injektojnë në kompani të tjera.

Skema e mashtrimit reflektohet edhe në bilancet e Spitalit Kontinental. Për shembull, në vitin 2023, Spitali Kontinental ka dalë me humbje rreth 650 mijë euro. Në vitin 2024, spitali ka dalë me një fitim qesharak prej 500 eurosh, gati si një inferimier në fshat ose një berbehane. Ndërkaq, në arkën e Spitalit Kontinental deklarohen 26 mijë euro gati sa xhiroja e një dite.

Bilancet reflektojnë skemën masive të vjedhjes në Spitalin Kontinental nën hundën e Tatimeve dhe Prokurorisë së Tiranës. Kur hoxha sheik Elvis Naçi e shiti spitalin në vitin 2021, bilancet e vitit 2020 tregojnë që spitali ka dalë me fitim rreth 200 mijë euro. Vitin e shitjes, spitali befas del me humbje rreth 500 mijë euro.
Çfarë ndodhi me spitalin lavatriçe që Elvis Naçi e shiti me fitim dhe vijon e del me humbje? Pse duhej blerë një spital për të dalë në vijëmësi me humbje?
Përgjigja i takon Tatimeve, Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë së Tiranës, madje ndoshta SPAK-ut pasi kemi të bëjmë me elementë të një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë në skemën e mashtrimit janë edhe disa mjekë.
Instituti Kanadez i Teknologjisë pastrim parash dhe lidhje me donacionet e errëta nga Katari, si ra në duart e Ramiz Zekajt për 900 euro
Instituti Kanadez i Teknologjisë, vepron si një gjenerator pastrimi parash, duke përzier dhe devijuar në xhepa të errët para donacionesh nga Katari dhe Kuvajti, para studentësh dhe fonde të tjera. Veprimtaria e dyshimtë nën hundën e institucioneve ligjzbatuese nis që me tjetërsimin e godinës në Porcelan, Tiranë, një pasuri me vlerë miliona euro, produkt donacionesh, e cila ka përfunduar në duart e Ramiz Zekajt për vetëm 900 mijë lekë.

Lidhjet e errëta shtrihen nga Tirana në Doha të Katarit, ku protagonist shfaqet profesori Ramiz Zekaj, një personazh që ka përvetësuar me dallavere pasuri me vlerë miliona euro produkt të donacioneve nga Katari dhe Kuvajti, ku përfshihen kolegji, shtypshkronjë, ambiente shoqatash bamirësie, vila, apartamente, dyqane etj.

Më konkretisht, në vitin 2011 themelohet në Tiranë shoqëria “T.A.L.M. – Albania”, me objekt në fushën e arsimit, kulturës, edukimit, formimit, kërkimit dhe aplikimit shkencor, si degë e T.A.L.M Group në Doha të Katarit. Vendi i aktivitetit rezulton në ish Bllok, Qendra Zayed, një organizatë me karakter fetar. Si aset i kësaj shoqërie është edhe Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” në Tiranë.

Për regjistrimin e kompanisë është autorizuar Hamad Ben Abdennabi, një tunizian me aktivitet të dyshimtë në Shqipëri. Pronari i T.A.L.M Group në Doha të Katarit rezulton Ganem bin Saad AL Saad, themelues i disa organizatave në Doha dhe sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme.

Në shtator 2012, ndryshon emri i shoqërisë nga “T.A.L.M. – Albania” u bë “C.I.T”. Në vitin 2013 shfaqet Ganem Bin Saad Maged Al Saad Al Kuwari. T.A.L.M Group në Doha të Katarit i dhuron kompaninë në Tiranë C.I.T, që kamuflon Institutin Kanadez, Ganem Bin Saad Maged Al Saad Al Kuwari.

Në gusht të vitin 2019 shfaqet Ramiz Zekaj, i cili i blen për një vlerë qesharake kompaninë C.I.T, për 900 mijë lekë, Ganem Bin Saad Maged Al Saad Al Kuwarit, duke marrë në pronësi edhe godinën Kolegjit Universitar Instituti Kanadez i Teknologjisë në Tiranë.

Një pasuri me vlerë miliona euro kaloi në duart e studiuesit të orientalistikës dhe jurispudencës Islamike, Ramiz Zekaj për 900 mijë lekë. Në krye të shkollës vendoset Ramiz Zekaj. Instituti Kanadez ushtron një aktivitet jo transparent dhe tejet të dyshimtë.

Instituti Kanadez i Teknologjisë në Tiranë me president Ramiz Zekajn nuk është aseti i vetëm që kamuflon kompania e themeluar si degë e T.A.L.M Group në Doha të Katarit.
Zoja e Këshillit të Mirë pastrim masiv parash
Fakte dhe rrethana, përfshirë një operacion policor, hetime dhe një dosje penale në itali, ekspozojnë Fondacionin Zoja e Këshillit të Mirë si një prej lavatriçeve më okulte të pastrimit të parave në Shqipërisë. Në maskën e bamirësisë dhe amanetit të Nënë Terezës, si duke u kamufluar me emrin e Kishës Katolike, Fondacioni ka zhdukur miliona euro në Tiranë me projekte fiktive dhe përmes skemave të mashtrimit.

Disa nga tentakulat e Fondacionit jo transparent Zoja e Këshillit të Mirë janë Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, OJF Dokita, Poliambulanca, depoja farmaceutike IDIAL etj., të përfshira në pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim, devijim të fodeve dhe përvetësim të pasurive publike me qëllim fitimi, kamufluar me fondacion bamirësie.

Prej tre dekadash, Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë ka qarkulluar miliona euro, ka përfituar prona dhe para publike, duke mospaguar taksa. Fondacioni, i cili fsheh kupolën drejtuese, është përfshirë në transaksione të dyshimta dhe në devijimin e fitimeve, duke i larguar paratë me çanta brenda dhe jashtë vendit, për t’i pastruar në pasuri të paluajtshme.
Prifti mafioz Jerome Ndo Mih lëviz çantat me para
Në datë 26 janar 2023, u kap në flagrancë gjatë kontrollit në Rinas, shtetasi Jerome Ndo Mih, i biri i Benedict dhe i Angelina, i datëlindjes 28.09.1973, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë. Ky shtetas priste të udhëtonte nga aeroporti i Rinasit për në Romë, ku gjatë kontrollit fizik, në valixhen e tij dhe në çantën e dorës, iu gjetën të fshehura në çantë dhe të paketuara e të futura në zarfe, plot 42.300 euro. Për këtë arsye, Jerome Ndo Mih u shoqërua për në komisariatin e policisë Rinas.

Prifti nga Kameruni Jerome Ndo Mih është President i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, një lavatriçe pastrimi parash dhe fabrikë diplomash për studentë shqiptarë, por sidomos për italianët që nuk diplomohen dot në universitetet në Itali dhe vijnë për të blerë diploma në Shqipëri. Kapoja e të ashtuquajturit universitet Jerome Ndo Mih arriti t’a mbyllte çështjen penale me dallavere, duke vijuar largimin e parave të pista me çanta nga Shqipëria.

Përveç emrit, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike, por thjesht është një universitet privat që falë disa marrëveshjeve të dyshimta prodhon të ardhura në Shqipëri, duke larguar paratë e padeklauara jashtë vendit dhe përdorur emrin ‘katolik’ për të mbuluar punët e pista.

Numri i madh i studentëve italianë në degën e mjekësisë justifikohet me faktin që studentët që nuk arrijnë të kalojnë testin e pranimit në Itali, të gjejnë mënyrën të pranohen në një universitet që jep titull të vlefshëm në BE. Universitete të tilla ka edhe në vende si Rumania dhe janë kthyer në një biznes shumë fitimprurës për pronarët me natyrë mafioze, si prifti i ‘pafajshëm’ nga Kameruni, i cili mbledh paratë e pista dhe i largon me çanta nga Shqipëria.

Pjesë e këtij universiteti me aktivitet të dyshuar kriminal është edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili krahas pagës 30 mijë euro si ligjvënës, deklaron edhe rreth 44 mijë euro pagë në vit nga biznesi i priftit nga Kameruni, i cili dyshohet se është përfshirë në skema mashtrimi, evazion fiskal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Ironia qëndron në faktin se në vitin 1967 Tritran Shehu mbështeste aksionin e regjimit komunist për të shembur kishat dhe xhamitë, ndërsa sot është pjesë e një piramide me maskë fetare. E si për t’i treguar partisë që e kreu detyrën, i fut edhe një foto me liderët e kohës, si një komunist i mirë.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është pjesë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, me president Padre Binu Peediyeckal Devassia, një personazh me aktivitet të dyshimtë, okult dhe që nuk shfaqet në publik. Fondacioni karakterizohet nga mungesa e thellë e transprencës dhe qarkullimi i miliona eurove, të cilat lëvizin nga Tirana dhe përfundojnë në offshore.
~PRAPASKENA~