Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Kuvendit të Shqipërisë i janë bashkuar disa milionerë të rinj, të pasuruar në mënyrë të dyshimtë, disa duke shfrytëzuar krahun e punës së vajzave dhe grave të varfërave, të tjerë përmes tenderave dhe karteleve të ilaçeve, disa duke përdorur çekiçin e drejtësisë, disa përmes koncensioneve publike, zhvatjes së pasurisë dhe parave publike, kontrabandës, evazionit fiskal, skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe trafiqeve.

Skënder Pashaj, i njohur si ‘beu i fasonëve’, u zgjodh në zgjedhjet e 11 majit 2025 deputet në listën e mbyllur në Durrës të Partisë Socialiste. Sapo Edi Rama e futi në listën e sigurtë, Pashaj, para zgjedhjeve, nisi t’a prezantonte veten si politikan dhe deputet i PS-së. Pashaj u ekspozua në media në vitin 2020, gjatë pandemisë, ku pati një përplasje me deputetin Erion Braçe, për shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga Pashaj në bizneset e tij fason (Fital).


Skënder Pashaj deklaron një pasuri me vlerë miliona euro, e cila buron kryesisht nga biznesi i tij fason, ku punojnë rreth 1.8 mijë punonjës, kryesisht gra dhe vajza, me paga të ulëta, në kushte të vështira dhe të rrezikshme për shëndetin, me orare të zgjatura dhe me shkelje sistematike të të drejtave të punëmarrësit.

Pashaj deklaron 23 pasuri të paluajtshme si apartamente, magazina, fabrika, toka arë, ullishta, vila dhe aksione në kompani me vlerë miliona euro. ‘Beu i fasonëve’ vetëm në një llogari bankare rezulton se ka 1.8 milionë euro, ndërsa ka dhënë shuma të mëdha hua, duke ngritur dyshime për shmangie të taksave që burojnë nga dividenti i munguar.
Pasuria e Skënder Pashajt









~PRAPASKENA~