Muçi gol për fitoren në Turqi/ Ylli kuqezi shënoi në 111’

Ernest Muçi shënoi një gol të madh në Superligën e Turqisë, duke siguruar fitoren e skuadrës së tij.

Ylli shqiptar u tregua i shkëlqyer, edhe pse hyri në lojë në pjesën e dytë duke vulosur rezultatin 4-3 për ekipin e tij, Trabzonspor, që po luante jashtë fushe.

Kjo ndodhi në minutën e 11-të shtesë. Muçi shënoi gjithsej dy gola në këtë ndeshje, edhe pse u aktivizua pak më shumë se gjysmë ore. Këto ishin rrjetat e tij të para për Trabzonsporin këtë sezon.

Komento lajmin