Kush do të jetë kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot bëhet publik emri propozuar

Këtë të mërkurë sipas gazetarit të Euronews Albania Eni Ferhati do të bëhet i ditur emri i propozuar për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Komisioni i Verifikimit pranë SPAK, për në KLP.

Në total u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazat në vijim.

Kandidatët që vijuan garën dhe që njëri prej tyre pritet të jetë sot emri propuazuar, janë:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Elton Kërluku
  4. Gentian Ndoi
  5. Gentjan Shehaj
  6. Gledis Nano
  7. Joni Keta

Komento lajmin