Barcelona mbrëmjen e kësaj të marte ishte në një ditë krejtësisht të errët teksa u eklipsua krejt në Stamford Bridge, ku Chelsea i dha një leksion të mirë futbolli duke e mundur me rezultatin 3-0.
Trajneri i katalanasve foli për mediat spanjolle për të bërë analizën e parë të kësaj ndeshjeje që ishte krejtësisht për t’u harruar
Humbja: ‘Kishim mundësinë të shënonim golin e parë dhe me një futbollist më pak kundër këtij Chelsea nuk është e lehtë. Pashë gjëra pozitive, por humbëm shumë topa të lehtë dhe gabuam shumë pasime të lehta. Duhet të analizojmë këtë, të korrigjohemi dhe të ecim para’.