Hati, luks i importuar apo produkt i mbjellë i industrisë

Nëse rrjetet sociale do të kishin një manual për krijimin e luksit artificial, Hatin do të ishte shembulli më i qartë. Një figurë që u shfaq pa histori, pa rrugëtim dhe pa një profesion të identifikueshëm, por direkt në majë. Udhëtime, makina, hotele, marka të shtrenjta dhe një jetë që duket sikur nuk ka kaluar kurrë nga realiteti.

Ky nuk është sukses klasik. Kjo ngjan më shumë me një model të mbjellë, një produkt i ndërtuar, i shtyrë dhe i financuar nga burime që nuk duken, por që ndihen në çdo postim. Një “industry plant” në terma shqip, një figurë që nuk rritet natyrshëm, por vendoset aty ku duhet të jetë.

Pyetja kryesore nuk është pse Hatin jeton në luks, por si u kalua aq shpejt nga anonimati në ekstravagancë totale, pa asnjë shpjegim ekonomik të besueshëm. Influencer, sponsorime, reklama. Edhe këto kanë një kufi logjik. Algoritmi nuk paguan bileta avioni business class dhe as suita presidenciale.

Këtu lind edhe hipoteza që qarkullon gjithnjë e më shpesh në publik, jo si fakt, por si dyshim social. A kemi të bëjmë me një figurë që përfiton nga marrëdhënie private të kamufluara si luks publik. A është e mundur që pas kësaj jete të qëndrojë një formë eskortimi modern, e paketuar si jetë high class, ku gjithçka shfaqet, por asgjë nuk shpjegohet.

Nuk ka prova. Por nuk ka as transparencë. Dhe mungesa e shpjegimit është pikërisht ajo që ushqen dyshimin.

Në industrinë e famës së shpejtë, trupi, imazhi dhe disponueshmëria janë kthyer në kapital. Nuk ka më nevojë të thuash çfarë shet. Mjafton të dukesh si diçka që blihet. Hatin e ka perfeksionuar këtë rol. Gjithmonë e kuruar, gjithmonë e heshtur për burimin e të ardhurave, gjithmonë një hap larg pyetjeve reale.

Problemi nuk është Hatin si individ. Problemi është normalizimi i figurave pa burim të qartë, që shiten si model suksesi për vajza të reja, ndërsa mekanizmi real mbahet i fshehur. Kjo nuk është emancipim. Kjo është paketim.

Në fund, Hatin mund të jetë gjithçka. E financuar nga sponsorë, nga lidhje private, nga marrëveshje që nuk shfaqen në Instagram. Por një gjë është e sigurt. Ky luks nuk është spontan. Ai është i ndërtuar, i menaxhuar dhe i mbrojtur nga heshtja.

Dhe kur heshtja shitet si stil jetese, publiku ka të drejtë të pyesë.

Komento lajmin