Nën logon amerikane, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli menaxhojnë miliarda euro fonde publike, kredi dhe transferta financiare, përmes kompanisë “Crimson Finance Fund Albania”…
Dokumentet tregojnë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i vetëdeklaruar si fondacion bamirës, ka funksionuar për 15 vite si strukturë private financiare, duke përfituar fonde dhe asete shtetërore. Drejtuesit Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli kanë krijuar dhe administruar kompaninë “Crimson Finance Fund Albania” sh.p.k., e licencuar nga Banka e Shqipërisë për aktivitet financiar jo bankar, përmes së cilës janë menaxhuar qindra milionë euro kredi, projekte publike dhe fonde rindërtimi. Hetimet evidentojnë transferta ilegale, mikrokredi abuzive, bilance fiktive dhe përfshirje në pastrim parash, ndërsa emri i Martin Matës del edhe në raste pajisjeje me dokumente false për persona në kërkim. Skema ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin e fondeve publike, mbikëqyrjen institucionale dhe rolin real të këtij “fondacioni” në ekonominë shqiptare.
Me dokumente, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, pa asnjë amerikan në përbërje, prej 15 vitesh vetëdeklarohet si fondacion bamirës për investime publike në Shqipëri, ndërsa realisht vepron si biznes privat, përfitues fondesh dhe asetesh shtetërore.
Por drejtuesit e tij, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, nën maskën e logos amerikane, kryejnë biznese të tjera në shkelje të statutit të këtij fondacioni të ashtuquajtur bamirës. Një ndër to është aktiviteti financiar, të cilin e menaxhon Martin Mata.
Më 17 dhjetor 2014, Martin Mata krijoi kompaninë private “Crimson Finance Fund Albania” sh.p.k., në ortakëri me firmën “Helenos”, të regjistruar në Belgjikë nga dy shtetas francezë, Benoit Catel dhe Jean-Paul Courtois, miq të Edi Ramës; me shoqërinë norvegjeze “Nordfund” të Kjell Roland dhe me “Crimson Capital Corp”, të regjistruar në parajsën fiskale të shtetit Delaware të SHBA-së nga Michael Gold, të dy miq të Martin Matës.

Në këtë kompani, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim zotëron 32.2% të aksioneve, por këto janë regjistruar në pronësi të Martin Matës dhe Aleksandër Sarapulit, megjithëse fondacioni, në letra, rezulton në pronësi të Shtetit Amerikan dhe financohet prej tij.
Edhe kompania “Crimson Finance Fund Albania” sh.p.k., e menaxhuar nga Martin Mata, është regjistruar si fondacion bamirës, por realisht kryen aktivitet faktoringu, kreditime dhe garanci bankare, ndërmjetësime dhe shërbime të tjera financiare për tregtarët, administrim pagesash të qytetarëve për entet publike, financim për fermerët dhe çdo lloj biznesi, depozitime dhe transaksione për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Më 2 tetor 2015, përmes aplikimit të Martin Matës, Banka e Shqipërisë e pajisi kompaninë “Crimson Finance Fund Albania” sh.p.k. me Licencë nr. 34 për aktivitet financiar jo bankar.

Ndërsa më 28 korrik 2020, Martin Mata, në emër të ortakëve, shtoi si aktivitet dhënien dhe menaxhimin e të gjitha llojeve të kredive financiare, qira financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, si dhe ndërmjetësime mes tyre, bankave dhe fondeve jo bankare.
Sipas dosjes hetimore, Martin Mata e ka përfshirë kompaninë “Crimson Finance Fund Albania” në aktivitetin kriminal të mikrokredive, me veprime direkte dhe indirekte, por edhe në transferta financiare ilegale jashtë Shqipërisë dhe anasjelltas, për llogari të ndërtuesve dhe trafikantëve.

Kompania “Crimson Finance Fund Albania”, sipas një kontrate me Bashkinë e Tiranës, ka menaxhuar 132 milionë euro kredi për banesa sociale dhe detyrime të bizneseve të Tiranës.
Gjatë 10 viteve të fundit, kjo kompani “lavatriçe” ka menaxhuar 82 milionë euro projekte të qeverisë për arsimin parauniversitar dhe 210 milionë euro të rindërtimit në Shqipëri, duke i kanalizuar dhe paraqitur si mbështetje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i cili përdoret si pronë private nga Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.
Këta kanë emëruar si administrator shtetasin Dorin Rama, si “kukull” për të firmosur dokumentet, ndërsa nuk i kanë dhënë të drejtën e administrimit dhe kryerjes së transaksioneve cash dhe bankare, pasi këto i kryente dhe i mbante të fshehta vetë Martin Mata.
Aq evazion ka kryer Martin Mata përmes kompanisë “Crimson Finance Fund Albania”, sa megjithëse ka qarkulluar rreth 1.2 miliardë euro në 10 vite, gjatë viteve 2015–2019 ka deklaruar bilance me humbje, ndërsa në vitet 2020–2024 ka deklaruar fitime vjetore prej vetëm 6–8 milionë lekësh.
Emri i Martin Matës në kartat ID dhe pasaportat false
Përveç përfshirjes në krime financiare si përvetësues fondesh dhe pasurish publike, si dhe pastrues i parave të krimit dhe korrupsionit nën maskën e biznesit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, “Crimson Finance Fund Albania” sh.p.k. etj., emri i drejtorit Martin Mata ka dalë edhe si pajisës i personave në kërkim me karta ID dhe pasaporta false.
Sipas informacioneve, Martin Mata është hetuar në muajin tetor 2015 dhe në janar 2020 për pajisjen e personave në kërkim me pasaporta dhe karta ID false, raste të deklaruara nga kriminelë shqiptarë të arrestuar në Shqipëri, në vendet e BE-së dhe jashtë BE-së.
Këto dokumente false, Martin Mata ua mundësonte në kohën kur, bashkë me Aleksandër Sarapulin, zotëronin 25% të aksioneve në kompaninë koncesionare “ALEAT”