Redaksia e priza.al prej disa javësh ka në disponim një dosje rreth aktivitetit të dukshëm dhe të padukshëm të një personazhi të rëndësishëm të botës së binsesit në Shqipëri. Natyrisht që jo çdo informacion apo denoncim që vjen në redaksi, publikohet bruto.
Kështu pasi një mesazh i mbërritur në redaksi sinjalizonte rreth aktivitetit të dyshimtë të Renis Tërshanës, priza.al pas verifikimeve përkatëse, nis sot publikimin e dosjes “Renis Tërshana”.
Një individ që zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi 15 kompani të vendosura në Shqipëri, Itali, Gjermani, Angli etj. Dhe këtë dosje e bën sensitiv fakti që po flasim për personin që zotëron shumicën e aksioneve të bankës “Credins”.
Renis Tërshana hyri në botën e bisnesit nëpërmjet kompanisë “R&T shpk”. Nëpërmjet kësaj kompanie Renis Tërshana nga 2020 deri në 2025 ka futur në xhep nga taksat tona mbi 7 miliardë lek, të fituar nëpërmjet tenderave të ndryshëm.
Renis Tërshana fiton tendera në shëndetësi. Renis Tërshana fiton tendera në teknologji. Renis Tërshana trasnferon nëpërmjet bankës së tij, miliona euro jashtë vendit nëpërmjet të cilave themelohen kompani anë e mbanë botës. Burimi i milionave që investohen? Atë e di më mirë vetë Renis Tërshana, por të dhënat e siguruara nga redaksia e priza.al sugjerojnë një skemë të sofistikuar ku paratë publike të fituara nga tenderat, duke qarkulluar nëpër një rrjeti kompanish që zotërohet nga Renis Tërshana, përfundojnë të “virgjëra” nëpër Itali, Gjermani dhe Angli aty ku Renis Tërshana nëpërmjet prestanomeve vijon investimet pa e pyetur askush: Si?
Renis Tërshana dhe dëshira e tij për të futur në xhep 9.1 milionë euro të dekodareve të TVSH, u bë “molla e sherrit” në radio televizionin publik Shqiptar, i cili u përfshi në një betejë “llokme” a thua se po luftonte për “bahçen” e babës dhe jo për lekët që na kanë marrë nga xhepat tanë.
Por kjo ështe e fundit në një listë të gjatë abuzimesh, transferime fondesh, investimesh të fshehura nëpër vende të tjera, të gjitha këto si pasojë e evazionit, mashtrimit dhe trasnferimit të fondeve për të humbur gjurmët dhe për të “zhdukur” përfituesit e vërtetë.
Redaksia e priza.al sot nis publikimin e “Dosjes Tërshana” një dosje ku financat private, përshihen me ato publike dhe na paraqiten si investime nga një grup njerëzish që I drejton Renis Tërshana të cilët funksionojnë me skemën “marrim nga xhepi majtë dhe i fusim tek xhepi i djathtë”.
Pra një qark i mbyllur, me një grup njerëzish të cilët punojnë që mekanizmi gllabërues dhe më pas pastrues i parave, të funksionojë si “sahat”.
Renis Tërshana është fatlum. Ndër të rralllat raste ku në mënyrë të pashpjegueshme, e bëjnë aksioner dhe e fusin edhe në fushën e fotovoltaikeve duke I falur 10 % të aksioneve të kompanisë “ECO GROUP TOMORRICA”. E një vit më pas, me të njëjtët individë ku është ortak në kompaninë që i falën 10 % të aksioneve, Renis Tërshana themelon kompaninë “4R ECO GROUP” me të njëjtin objekt aktiviteti. Në këtë kompani, Renis Tërshana mban 16.7% të aksioneve.
Dosja e Renis Tërshanës është voluminoze dhe e mbushur jo vetëm me hije dyshimi, por me fakte dhe prova konkrete se si lekët publike qarkulluan nëpër xhepa për të financuar jetë luksoze për veten dhe konkubinat e tij.
Vijon me:
-Si e përdor bankën ku është aksioner mazhoritar si “bankomatin” e vet personal Renis Tërshana?
-Si janë trasnferuar miliona euro nëpërmjet “Credins” drejt vendeve të tjera?
-Çfarë është kompania Smart City Corporation dhe përse Renis Tërshana fshihet pas shtetases italiane Gulia Agrosi?
-Cila është mardhënia e Renis Tërshanës dhe shtetases Rudina Suti me banim në Londër?
-Cili është aktiviteti që kryen Rudina Suti në UK nëpërmjet shoqerisë “Minerva Venture Capital Limited”?
Dosja “Renis Tërshana” NUK është thjesht një dosje për pasqyrim mediatik, ku njerëzit të “shuajnë” kureshtjen se ku ikin paratë e tyre që Renisi na i merr nëpërmjet tenderave.
Dosja “Renis Tërshana” nuk është thjesht një material ku të kuptojmë se ku “derdhen” përveç lekëve edhe epshet e Renisit.
Më së pari, dosja “Renis Tërshana” është një DENONCIM PUBLIK, me shpresën se drejtësia do të dëgjojë nga “ndonjë vesh” të lexojë të paktën me “një sy” dhe të hapë “letrat” për të faktuar dhe dokumentuar se si banka ku Renis Tërshana është aksioner mazhoritar u kthye në lavatriçe pastrimi parash, se si fondet publike shërbejnë si “zjarrfikëse” epshesh dhe se si financohen nëpërmjet parave publike pronat dhe dashuriçkat nëpër Londër të Renis Tërshanës dhe enturazhit të tij.
-Vijon-
~Priza.al~