Qeveria miraton parkun e erës 600 MW në Tropojë, investim strategjik i CWP Europe

Qeveria e Shqiperise ka dhene driten jeshile per ndertimin e nje parku eolik me kapacitet 600 megavat prane qytetit te Tropojes, nje nga projektet me te medha te energjise se rinovueshme ne vend. Lajmi u be i ditur te henën nga ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku.

Sipas saj, projekti do te zhvillohet nga kompania CWP Europe, e fokusuar ne investime ne energjine e paster ne Evropen Juglindore. Dokumenti zyrtar i miratimit iu dorezua kompanise gjate nje prezantimi te mbajtur ne Tropoje, ndersa momenti u publikua edhe permes nje videoje ne rrjetet sociale.

Parku i eres pritet te perfundoje brenda nje viti dhe synon te rrise ndjeshem kapacitetin prodhues te energjise elektrike nga burime te rinovueshme, duke ulur varesine e vendit nga importet dhe kushtet klimatike.

Ky investim eshte pjese e nje plani me te gjere prej 1.1 miliarde eurosh per projekte te medha te energjise se paster ne Ballkanin Perendimor. Pervec parkut eolik ne Shqiperi, plani perfshin edhe projektin Montechevo, nje park diellor me kapacitet 400 MW, i shoqeruar me sistem magazinimi te energjise me bateri (BESS), qe do te ndertohet ne jugperendim te Malit te Zi.

Autoritetet e cilesojne kete projekt si nje hap te rendesishem drejt forcimit te sigurise energjetike dhe tranzicionit drejt energjive te gjelbra ne rajon.

Komento lajmin