Kryeministri, Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premten ministrat e kabinetit të tij në vilën qeveritare në Sauk.
Retreat-i i qeverisë pritet të nisë në orën 10:00 dhe në fokus do të jenë objektivat e qeverisë për vitin 2026. Takimi është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.
Në këtë takim ministrat do të raportojnë arritjet për digasterin që mbulon dhe objektivat e institucioneve për këtë vit të ri. Mësohet se mbledhja është informale dhe me dyer te mbyllura.
Ky është takimi i parë i qeverisë në 2026 që do te pasohet me takime të tjera e nivel me deputet të Grupit Parlamentar.
Javën tjetër më datë 16 janar, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me deputetet e Grupit Parlamentar te PS.
j.l./ dita