‘Përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt BE’, Balla zbardh bisedën me të Ngarkuarën me Punë të SHBA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka mirëpritur sot në Kuvend të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave, ku prioritet ka përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Balla shprehet se u diskutua dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit amerikan si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse.

Komento lajmin